Qëlloi portierin që i dëmtoi të birin, kërkon falje babai i sulmuesit të kombëtares

9 Janar 2024 | 09:45

Alex Shpendi, babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare U21, Stiven Shpendi, ka kërkuar falje për gjestin e bërë në përfundim të  ndeshjes së Serisë C, mes Cesena dhe Olbias, ku u fut në fushë dhe qëlloi portierin sardinez, Filippo Rinaldi.

Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte goditur të birin gjatë ndeshjes, duke e detyruar të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi në vetull.

Në një intervistë të dhënë për Rai, babai i futbollistit kërkoi ndjesë për gjestin anti-sportiv.

Ai tha se i kërkon falje gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm.

“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur. Për këtë si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026