EMRAT| Rrahën 2 vëllezër dhe qëlluan me armë zjarri në ajër, në kërkim 4 vëllezër

19 Qershor 2023 | 20:29

4 vëllezër në Krujë janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qëlluar me armë zjarri pas një konfrontimi fizik me dy shtetas të tjerë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gjoka dhe K. Gjoka, (vëllezër).

Këta të fundit janë konfliktuar fizikisht me sende të forta me shtetasit Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi, (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar vëllezërit Gjoka.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026