Qendra votimi në 25 prill, 16 mijë qytetarë në Tiranë pritet të votojnë në kontejnerë
Për zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre në 5199 qendra votimi të shpërndara në gjithë vendin. Këto qendra votimi janë vendosur kryesisht në shkolla, kopshte, apo objekte të tjera publike, që janë përcaktuar nga bashkitë.
Por në Tiranë për rreth 16 mijë votues, qendrat e votimit do të jenë shumë ndryshe, pasi ata do t’i drejtohen disa kontejnerëve.
Bëhet fjalë për votuesit e 17 qendrave të votimit në zonën e Yzberishtit në kryeqytet të cilët do duhej të shkonin për të votuar në shkollën “Myslym Shima”, por në vend të saj do të votojnë në këto kontejnerë.
Interesimit të Euronews Albania, Bashkia Tirana iu përgjigj, duke shpjeguar se ato qendra votimi do të grupohen në një vend bëhet pasi, në bazë të udhëzimit të KQZ-së, që qendrat e votimit me numër fraksion si në këtë rast, duhet të jenë afër njëra-tjetrës.
Ndërkohë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, konfirmuan për Euronews Albania kërkesa e Bashkisë për t’i zhvendosur qendrat e votimit nga Shkolla “Myslym Shima” në kontejnerë, ka mbërritur, por ende nuk është marrë një vendim.
Lexoni gjithashtu:
Monitorimi i fushatës për 25 prillin, ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm 10 ditë para zgjedhjeve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta