Qendrat e emigrantëve, flet senatorja italiane për Euronews Albania: Aty jetohet në kushte çnjerëzore
Senatorja italiane, Ilaria Cucchi në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka folur lidhur me zhdukjen e një 27-vjeçar senegalez pas kthimit në Milano nga qendrat emigrantëve në Shqipëri. Cucchi gjatë fjalës së saj është shprehur se qendrat në vendin tonë nuk funksionojnë, e kundërta e asaj që deklaron kryeministrja italiane Meloni.
Sipas saj kushtet në këto qendra janë çnjerëzore dhe emigrantët janë të burgosur në ambiente ku u jepen doza të larta kundër problemeve psikike.
“Kryeministrja Meloni ka bërtitur me zë të lartë se qendrat e pritjes në Shqipëri do te funksionojnë. Por sot ne mund te themi se në këtë rast qendrat në Shqipëri nuk funksionojnë. Aty u kuptua se gjendja e tij psikike ishte e papërshtatshme me gjendjen e qendrës pritëse ndaj e rikthyen në Itali ku humbën të gjitha gjurmët e tij.
Dua të nënvizojë se po flasim për një personi vuan nga probleme të theksuara psikike dhe që është i lirë në vendin tonë duke përbërë një rrezik për njerëzit. Kjo tregon ekzistencën e kotë të qendrave të pritjes së emigrantëve pasi personi në fjalë endet pa dokumente ne territorin tone.
Këto qendra i kam parë me sytë e mi dhe u garantoj se aty jetohet në kushte çnjerëzore. Fillimisht ata që strehohen aty mund të konsiderohen të burgosur, pasi u ndalohet liria. Është një masë administrative në bazë të se cilës mbyllen në vende të cilat i kam filmuar një telekamerë të fshehur.
Ata njerëz që stresohen aty nuk e flasin gjuhën tonë dhe jetojnë në kushtet le ta themi në thonjëza, në kushtet e një përgjumjeje sepse u jepen ilaçe kundër problemeve psikike dhe disa doza janë të frikshme”, tha ajo.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit