“Qëndrim dinjitoz”, Spahiu: Rama reagoi për imazhin e gabuar të shqiptarëve në Angli
Juristi Kreshnik Spahiu e ka konsideruar qëndrim dinjitoz fjalën e kryeministrit Edi Rama në samitin e “Procesit të Berlinit”, ku foli për emigrantët në Britani.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se Rama iu kundërvu Britanisë për imazhin e gabuar që është përhapur për shqiptarët.
“Kemi të bëjmë me një qëndrim dinjitet të kryeministrit. Ndjehem mirë që Rama pas tre mandatesh bën një deklaratë për të mbrojtur dinjitetin shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve.
Më vjen mirë që përtej servilizmit që është akuzuar deri më sot, merr guximin t’i kundërvihet Britanisë për një imazh të gabuar që është përhapur për shqiptarët”- theksoi ai.
Më tej ai tha se kryeministri Rama do të bënte mirë që Britanisë t’i kërkonte një procedurë për legalizimin e emigrantëve.
“Rama do bënte mirë që qeverisë britanike t’i kërkonte edhe një procedurë për legalizimin e këtyre emigrantëve. Shqiptarët në numër janë të papërfillshëm në raport me nacionalitetet e tjera sepse jemi një komb shumë i vogël. Kush jeton dhe punon në Perëndim e kupton shumë mirë se nuk mund të jenë shqiptarët problemi qoftë me krimin apo diçka tjetër”- tha ai.
Në samitin “Procesit të Berlinit”, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur akuzat e sekretares së brendshme britanike Suella Braveman, e cila duke akuzuar shqiptarët ngriti alarmin për emigrimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Rama sqaroi se shqiptarët janë të integruar plotësisht në Britani të Madhe dhe se një pjesë e tyre drejtojnë biznese.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian