Qentë fundosin trafikantin shqiptar, gjejnë kasafortën me para të murosur në bodrum
Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës në zonën e Ankonës.
Shqiptari u arrestua nga policia në qytetin e Jesit pasi në një bënesë që përdorej prej tij në rrugën Setificio u gjet një sasi e konsiderueshme kartmoneshash dhe 230 gramë kokainë.
Agjentët e policisë kishin marrë informacione se në banesa në fjalë mund të ishte një pikë referimi për shpërndarjen e kokainës.
Pasi kishin filluar monitorimin e objektit, policët vunë re se banesa frekuentohej nga një 47-vjeçar shqiptar i cili rezultoi me precedentë penal në fushën e narkotikëve.
Ditën e martë, polici ndaloi për kontrolll shqiptarin në portën e banesës. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një dozë e vetme kokainë.
Menjëherë pas fillimit të kërkimit brenda shtëpisë, qentë Hermes dhe Edox drejtuan policinë për të gjetur kasafortën ku fshiheshin paratë dhe droga.
Kasaforta ishte futur në murin e një dhome në bodrumin e shtëpisë. Aty u gjetën 40 mijë euro në kartëmonedha 100 dhe 50 euro. Në shtëpi u gjetën qindra mbetje plastike të përdorura për paketimin e drogës, çakmakë, gërshërë, kontejnerë dhe një blender me prani të kokainës.
Jo vetëm kaq, shqiptari ishte kujdesur edhe për të monitoruar pjesën e jashtme nëpërmjet një tableti të lidhur me një sistem video survejimi.
47-vjeçari shqiptar, u arrestua dhe ndodhet në arrest shtëpiak në pritje të gjykimit të menjëhershëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta