Qeveria amerikane kërcënon Google: Dëme serioze amerikanëve
Qeveria amerikane po shqyrton penalizimin rëndë të motorit më të madh të tyre të kërkimit, Google, të cilin e akuzon se po u shkakton “dëme të mëdha” amerikanëve.
Departamenti i Drejtësisë ka shqyrtuar marrjen e masave juridike që prej vendimit të një gjykate të marrë në muajin gusht, ku konstatohej se Google kishte shtypur në mënyrë ilegale konkurrentët në shitjet online.
Nëse Departamenti vijon me masat juridike të propozuara dhe nëse ato pranohen nga gjyqtari i çështjes, kjo do të përbënte ndërhyrjen më të madhe rregullatorë në historinë e gjigantit të teknologjisë.
Google i ka hedhur poshtë propozimet, duke i cilësuar ato si “radikale” dhe duke deklaruar se ato rrezikojnë të dëmtojnë konsumatorët, bizneset dhe zhvilluesit e teknologjisë.
Google është kthyer në faqen e parë të kërkimit për thuajse çdo përdorues të internetit në botë, duke llogaritur 90 për qind të të gjitha kërkimeve online.
Departamenti i Drejtësisë akuzon kompaninë se po përdor produktet e tjera të saj, si browser-in Chrome dje sistemin operativ Android, për të çuar përdoruesit tek motori i saj i kërkimit, ku ajo siguron të ardhura nga shitja e reklamave.
“Sjellja e paligjshme e Google ka zgjatur për më shumë se një dekadë dhe ka përfshirë një seri taktikash vetëpërforcuese”, thuhet në padinë e Departamentit.
Kjo do të thotë se konkurrentët potencialë nuk ishin në gjendje të depërtonin në tregun e kërkimeve online dhe se Google ka pasur mundësi të vendosë tarifa të larta për reklamat duke ulur efikasitetin e shërbimeve të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje