Qeveria britanike propozon 1 javë pune 4-ditore, por me të njëjtin numër orësh pune
Punëtorëve në Mbretërinë e Bashkuar mund t’u jepet e drejta të kërkojnë një javë pune katër-ditore me të njëjtin numër orësh pune, sipas propozimeve të qeverisë së re laburiste në Londër.
“Mund të punosh, për shembull, 10 orë në ditë për katër ditë në vend të tetë orësh në ditë për pesë ditë në javë. Kështu që ju ende bëni të njëjtën sasi pune, por mund t’i kushtoni më shumë kohë familjes tuaj, të jeni me fëmijë apo bëni aktivitete të tjera”, tha sot ministrja e Arsimit e Britanisë së Madhe, Jackie Smith.
Sipas saj, orari fleksibël i punës në fakt është i mirë për produktivitetin, transmeton Guardian. Ministrja mohoi se qeveria në Londër dëshiron t’ua imponojë këtë sistem pune kompanive dhe pretendimi i saj u përsërit nga zëdhënësi i qeverisë.
“Ne nuk planifikojmë t’i imponojmë punëdhënësit apo punëmarrësit një javë pune katërditore. Të gjitha ndryshimet në ligjin e punësimit do të zbatohen në bashkëpunim me përfaqësuesit e biznesit”, tha zëdhënësi.
Departamenti i Mbretërisë së Bashkuar për Biznes dhe Tregti tha se do të japë detaje të mëtejshme mbi propozimin brenda 100 ditëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse