Qeveria ‘harron’ konfisikimet, vetëm 2 raste të blokimit të pallateve

26 Shtator 2022 | 15:11

Asnjë përditësim se çfarë po bëhet me aksionin e nisur ndaj ndërtimeve pa leje

“Është e papranueshme që të lulëzojnë katet dhe shtesat pa leje në pallatet që të kamurit ndërtojnë sa në det, sa në rërë, sa edhe në mes të Tiranës, sa edhe këtu ngjitur me Sheshin Skënderbej, që vetëm nuk bërtet pallati, shihni sa u zgjata o njerëz me mendje të shkurtër”, është shprehur Rama.

Kjo ishte ndër porositë e para që la kryeministri Edi Rama më 7 shtator për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Reagim të menjëhershëm, të pamëshirshëm kundër këtyre pasunarëve që shkelin ligjin. E kanë bërë vijën e ligjit si litar që kërcejnë me lloj-lloj marifetesh, qytetarëve u tregojnë dhëmbët dhe pasanikëve u puthin këmbët”, u shpreh Rama.

Kryeministri ngarkoi Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për zbatimin e vendimit të konfiskimit të ndërtesave dhe shtesave pa leje. Policisë iu la detyra e mbështetjes, ndërsa Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore detyra e identifikimit të atyre që kanë lejuar shkeljet e ligjit në radhët e policisë.

Një ditë më vonë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku shfaqet te një pallat i ndërtuar në zonën e Farkës.

“Ky është shembulli më flagrant, simbolikë e shkeljes së ligjit. 9 kate ndërtim pa asnjë letër. Se si ka ndodhur, është mister për ne”, u shpreh Balluku.

Ditën e tretë doli ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Po nga zona e Farkës ai kishte identifikuar 1200 metër katrorë shtesë pa leje në një pallat.

“Grupet po vazhdojnë të identifikojnë në të gjithë Tiranën dhe aksioni do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Çuçi.

Tre javë nga këto deklarata publike, aksioni i konfiskimit nuk ka qenë as i menjëhershëm dhe as i pamëshirshëm, ashtu siç e kërkoi Edi Rama.

“Ne nuk kemi ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjmë asnjëherë në punën e organeve ligjzbatuese”, tha Manastirliu.

Në bazë të vendimit të qeverisë dhe deklaratës së Ramës në fillim të shtatorit, organi ligjzbatues në këtë rast është IKMT.

Inspektoriati ka heshtur, ndërsa Euronews Albania iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informacion këtij institucioni dhe është në pritje të një përgjigjeje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026