Qeveria miratoi reformën e pensioneve, shpërthejnë protestat në Francë

16 Mars 2023 | 20:46

Protestuesit në të gjitha anët e Francës kanë nisur të grumbullohen kundër vendimit të qeverisë, që vendosi të miratonte reformën e pensioneve pa e kaluar atë në Asamblenë Kombëtare.

Reforma parashikon një rritje të moshës së pensionit, nga 62 vjeç në 64 vjeç. Mediat vendase shkruajnë se kjo lëvizje ka të ngjarë të riaktivizojë lëvizjet e protestuesve, të cilët prej javësh protestojnë kundër.

“Ne do t’i vëmë zjarrin vendit. fjalë për fjalë. Rrugët do të bllokohen, hekurudhat do të bllokohen… Shpresoj që sonte nuk do të shohim trazira, por mundet, për fat të keq”, është shprehur një protestues, nga qendra e Parisit, Place de la Concorde.

Më herët, kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka njoftuar në Asamble se qeveria heq dorë të paraqesë reformën e pensioneve për votim në Asamblenë Kombëtare dhe do i drejtohet nenit 49.3.

Sipas mediave të huaja, mijëra demonstrues po demonstrojnë në Place de la Concorde, mijëra të tjerë po shkojnë drejt Asamblesë Kombëtare për të protestuar kundër vendimit të qeverisë, i cili deri dje dukej i përjashtuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026