Qeveria miraton kompensimin për ushtarakët e komanduar jashtë vendbanimit

19 Mars 2026 | 20:07

Qeveria miratoi në mbledhjen e datës 17 mars 2026 vendimin për përcaktimin e kritereve dhe masës së kompensimit të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, kur emërohen ose komandohen në detyrë jashtë vendbanimit të tyre.

Sipas vendimit, ushtarakët aktivë që nuk u sigurohet transport, strehim apo kompensim për qira nga Ministria e Mbrojtjes përfitojnë pagesë mujore sipas distancës nga vendbanimi i tyre:

5–25 km: 4,400 lekë

26–50 km: 8,800 lekë

51–100 km: 13,200 lekë

Mbi 101 km: 20,000 lekë

Pagesa ndërpritet kur ushtaraku rikthehet në vendbanimin e tij, përfundon periudha e komandimit jashtë vendbanimit ose sigurohet banesë pranë vendit të shërbimit. Në rast se ushtaraku transferon edhe familjen, kompensimi përfshin transportin falas të familjes dhe të materialeve të shtëpisë me mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ushtarakët duhet të dorëzojnë çdo vit dokumentacionin përkatës për të përfituar kompensimin, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim shfuqizon vendimin nr. 435, datë 25 qershor 2004, dhe efektet financiare mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026