Qeveria ndryshon rregulloren: Certifikatë detyruese për çdo strukturë akomoduese

24 Prill 2025 | 13:53

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në rregulloren për klasifikimin dhe funksionimin e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit. Sipas vendimit, çdo sipërmarrës që operon në këtë fushë do të duhet të pajiset me një certifikatë klasifikimi, duke e bërë këtë dokument një kërkesë ligjore të detyrueshme për të ofruar shërbime akomodimi.

Vendimi i ri parashikon që aplikimet për certifikim, rinovim apo ndryshim të të dhënave, do të kryhen vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Po ashtu, të gjitha përgjigjet dhe komunikimet zyrtare nga administrata shtetërore ndaj bizneseve do të jepen gjithashtu në formë elektronike, me vulë dhe nënshkrim digjital.

Në dokumentin zyrtar theksohet se, pas ngritjes dhe funksionimit të plotë të Sistemit të Informacionit për Menaxhimin e Turizmit, çdo procedurë do të kalojë ekskluzivisht përmes këtij sistemi. Deri atëherë, praktikat do të vijojnë sipas rregullave aktuale.

Ndër ndryshimet kryesore janë:

  • Detyrimi për çdo subjekt turistik që ofron shërbime akomodimi të aplikojë për certifikatë klasifikimi.
  • Komunikimi zyrtar me institucionet do të zhvillohet vetëm në formë elektronike.
  • Komisioni përkatës do të klasifikojë strukturat akomoduese bazuar në kritere dhe kushte të përcaktuara në aneksin përkatës të vendimit.
  • Çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura për marrjen e certifikatës duhet të deklarohet brenda 7 ditëve përmes “e-Albania”.

LEXONI GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026