Qeveria ngre agjenci komunikimi dhe monitorimi të medias

18 Shtator 2021 | 19:30

Qeveria miratoi sot ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim që ka si një nga qëllimet kryesore koordinimin mediatik të ministrive. Drejtori i kësaj agjencie do të jetë dhe Zëdhënësi i Këshillit të Ministrave.

Agjencia do të jetë në varësi të Kryeministrit dhe misioni kryesor që ka është informimi i publikut mbi aktivitetet e gjithë qeverisë, si dhe zhvillimi i sondazheve për çështje me interes publik.

Një tjetër funksion i kësaj agjencie do të jetë dhe vëzhgimi i mediave dhe rrjeteve sociale për çështje që lidhen me politikat dhe aktivitetin e qeverisë.

Në relacionin e vendimit thuhet se Agjencia për Mediat dhe Informim ka detyrë dhe të koordinojë aktivitetin e gjithë ministrive dhe raportet e tyre me median.

Një tjetër detyrë e kësaj agjencie është krijimi i një faqeje interneti apo kanale të tjera komunikimi ku do të prodhohen materiale mediatike për qëndrimet dhe aktivitetin e kryeministrit dhe ministrave.

Sipas vendimit të qeverisë, drejtori i kësaj agjencia është njëherazi zëdhënës i qeverisë, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit.

Pedagogia Jonila Godole, e cila së fundmi është angazhuar pranë PD-së si Sekretare për çështjet e të Përndjekurve Politikë, e kritikoi këtë lëvizje të qeverisë duke e konsideruar agjencinë e re si “strukturë propagande”, që “është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë”.

“Nëse kemi një agjenci informimi mediatik pranë Kryeministrit, cili rol i mbetetet Agjencisë Telegrafike? Po transmetuesit publik RTSH-së? Taksapaguesit nuk mund t’i kërkohet të paguajë tre institucione që t’i shërbejnë qeverisë dhe as nuk mund të detyrohet të paguajë kostot e ERTV-së, sepse ngado që ta kthsh këtë agjenci, ky duket të jetë misioni i saj i vërtetë,” – shkroi Godole në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026