Qeveria parashikon të ndërtojë ‘Lungomare’ në Durrës

23 Prill 2022 | 10:31

Qeveria dhe Bashkia e Durrësit pritet që të nisin punën për ndërtimin e një shëtitoreje buzë detit nga Ura e Dajlanit deri tek Kavalishenca.

Projekti do të ketë një gjatësi prej rreth 3 km dhe parashikohet që me ndërhyrjen të ketë zgjerim të brezit të rërës.

Kryeministri, Edi Rama dhe kryebashkiakia, Emiriana Sako gjatë njohjes me plan projektin u shprehën se punimet pritet të nisin pas përfundimit të sezonit turistik.

Përfundimi i punimeve parashikohet të realizohet para nisjes së sezonit turistik të vitit 2023.

“Projekti duhet të mbarojë dhe të përgatitet që puna të fillojë në vjeshtë, pas mbarimit të sezonit veror”, tha Rama.

Projektuesit e Lungomares në Plazhin e Durrësit u shprehen se projekti do të ketë ndikim të lartë ekonomik.

Deri tani ende nuk ka një përllogaritjes se sa do të jetë fondi për këtë projekt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026