Qeveria përgjegjëse për situatën e minierave, 30 leje abuzive në Bulqizë, thotë kryesindikalisti

20 Shtator 2021 | 12:35

Për Presidentin e Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, qeveria është përgjegjëse për situatën problematike në miniera. Sipas tij mungesa e kontrolleve dhe aktiviteti i minierave pirate po u marrin jetën punëtorëve në Bulqizë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Nikollaj tha se në zonën D të galerive minerare në Bulqizë, ku Muharrem Plaku humbi së fundmi jetën, zhvillojnë aktivitet mbi 30 kompani private në kushte kaotike të cilat nuk duhet të licencoheshin.

“Që nga pamja që shikohet, një vrimë minjsh, kjo nuk mund të jetë minierë, është turp dhe fyerje e gjithë inteligjencës, që ato të quhen miniera dhe ne vazhdimisht e kemi ngritur problemin që këto miniera nuk duhen licencuar,” – theksoi Nikollaj.

Presidenti i Konfederatës së Sindikatave shtoi se pavarësisht se disa prej kompanive u është hequr licenca, ai ka parë që ato kanë vijuar punën në mënyrë pirate.

“Kam parë në faqen e ministrisë që disa licenca janë hequr, por në të vërtetë ata punojnë të gjithë,” – shtoi Nikollaj.

Problemi për situatën sipas Nikollajt qëndron te fakti se strukturat kontrolluese nga ana e shtetit janë qeveritare, nën varësinë e ministrive.

“Faji kryesor është te qeveria, qeveria duhet të jetë e përgjegjshme për qytetarët, zbatimin e ligjit dhe krijimin e hapësirave të grupeve të interesit, përfshirë këtu edhe sindikatat,” – tha Nikollaj duke mos përjashtuar këtu as sindikatat që duke qenë të fragmentarizuara “shfaqin pengesa”.

“Vartësia e strukturave kontrolluese duhet larguar nga qeveria, ato duhen të jenë agjenci ligjzbatuese të pavarura, për sa kohë do të jenë kështu do të kemi të njëjtën situatë,” – u shpreh Nikollaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026