Qeveria propozon ristrukturimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit
Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim një projekt-ligj, i cili parashikon riorganizimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.
Projekt-ligji parashikon ristrukturimin në një agjenci të re që do të quhet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila do të jetë nën varësinë e drejtpërdrejtë të ministrit.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore […] ka si mision mbikëqyrjen e pavarur, objektive dhe transparente të punonjësve të policisë, strukturave ruajtëse të personaliteteve shtetërore dhe personelit të Akademisë së Sigurisë,” – thuhet në projekt-ligj.
Sipas qeverisë përmes këtij projekt-ligji do të sigurohet organizimi më i mirë i shërbimit të kontrollit dhe ankesave ndaj policisë.
Projekt-ligji ka të mirë-përcaktuar marrëdhëniet e Agjencisë me ministrin e Brendshëm.
Agjencia thuhet shprehimisht se nuk e informon ministrin për hetimet, identitetin apo informacionet e përftuar nga personat e penduar, apo bashkëpunëtorëve të drejtësisë, por vetëm “për ecurinë e hetimeve”.
Ministria thotë se me krijimin e kësaj agjencie, puna do të orientohet më shumë drejt “informacionit cilësor” dhe “veprimet pro-aktive me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprimtarisë korruptive dhe asaj të kundërligjshme në strukturat e policisë”.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta