Qeveria rriti çmimin e referencave/ Hebovija: Vendimi u mor pa u konsultuar me ne
Rritja e çmimit të referencës për banesat ishte tema e diskutimit në emisionin “Review” këtë të shtunë në Euronews Albania.
Ilir Hebovija nga Shoqata e ndërtuesve, tha se me rritjen e çmimit të referencave do të dyfishohen taksimet për qytetarët.
Ai tha se rritja e çmimeve u bë pa u konsultuar me palët e interesuara dhe nuk janë marrë parasysh shumë faktor që do duhej të diskutoheshin më herët.
“Nuk është një lëvizje matematikore e thjeshtë por është reflektim I menjëhershëm i taksave që do të paguhen në bashkinë e Tiranës për metër katror. Sipas llogaritjeve tona shkon nga 150- deri në 300 euro metri katror. Duhet të kemi parasysh se përveç kostos reale të parë sipas anekseve të VKM-së, ka edhe një kosto të fshehtë që ka të bëjë me pagesën që I bëjmë ndërtuesit për pronarët e truallit, rritet, dyfishohet menjëherë çdolloj takes, pasi paguhet gjithë pjesa që I takon pronarëve të truallit”,-tha Ilir Hebovija.
Ai shtoi se kjo rritje çmimesh ishte e pamotivuar pasi ajo u bë në një muaj kur nuk ka mundësi të ketë reagime siç është korriku.
“Ky një muaj e gjysmë ishte i pamundur për të bërë reagimin tonë për t’u treguar njerëzve se ka një ndryshim shumë të madh në atë që ata do të konsumojnë në tregun e banesave.
Ne u thirrëm në qershor në Ministrinë e Financave, në një takim prezantues për ndryshimin e çmimeve të referencave, nuk kishim asnjë material me vete, ishte thjesht prezantim i parë për të parë se ç’do ndodhi, u premtua se do kishte shumë takime për të arritur në konkluzionet e duhura, por marrim vesh se në Korrik, rritja e çmimeve u bë fakt i kryer. Të gjithë do i ndiejnë pasojat e rritjes së çmimeve”,-tha Ilir Hebovija.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve