Money| Nafta e Shpiragut u shit në vitin 2021, zbardhen dokumentet

16 Shtator 2023 | 20:02

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u analizua zbulimi i rezervuarit të naftës në Shpirag dhe ndikimi që do të ketë shfrytëzimi i saj në ekonominë shqiptare.

Investimi në Puset e Shpiragut pritet të jetë më i madhi i bërë ndonjëherë në Shqipëri, ku deri më tani, shoqëria thotë se ka shpenzuar 520 mln dollarë.

“Projekti që do të realizohet nga kompania nis me 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme pasi do të fillojë puna për një sërë shpimesh për të krijuar gjithë kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e kësaj pasurie, është 7 miliardë euro investime në vendin tonë”, deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të zbulimit të rezervuarit të naftës.

Nëse ndodh kështu dhe nafta e nxjerrë do të shitet 80 dollarë për fuçi, atëherë kompania duhet të shesë mbi 87 milionë fuçi për të rikuperuar investimin. Dhe, shenjat janë të mira. Një dokument që mban bilancet e kompanisë tregon se një sasi e vogël nafte që u testua në pus u shit për 130 mijë dollarë.

“Në qershor të vitit 2021 ka filluar programi i vlerësimit per Shpirag 4, i cili mbulonte disa faza, të cilat çuan në nxjerrjen e naftës së parë në dhjetor 2021. Nafta e nxjerre nga provat u shit”, thueht në dokumentin e Shell.

Në këtë dokument dëshmohet, se vendimi i radhës për të hapur pusin e pestë nuk rezultoi i kotë, çka i bën më të sigurt hapat që kompania të mos dalë me ndonjë deklaratë befasuese a zhgënjyese për lënë tregun shqiptar.

“Nuk besoj se do tërhiqet nga Shqipëria dhe shfrytëzimi i naftës në Shqipëri”, tha eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.

Nafta sot është në luftë me kohën. Përdorimi dhe vlera do të ulen gradualisht, me politikat konservatore ndaj saj.

“Ekziston një mundësi që në një kohë më të vonë, në sheshin e pusit Shpirag-5 të shpohen puse të tjerë (deri në katër puse). Shpimi i puseve shtesë në të njëjtin shesh varet nga rezultatet e testit të vlerësimit. Gjithsesi, nëse në sheshin e Shpirag-5 do të shpohen puse shtesë, kjo do të ndodhë disa vite pas shpimit të pusit të parë”, thuhet në dokumentin e Shell

Ky vlerësim i bërë në vitin 2019, tregon se faza e testimit ka mbërritur, por përtej saj, aty flitet edhe për vite të tjera shtesë me investime dhe vendimarrje të njëpasnjëshme.

Eksperti i menaxhimit të energjisë Stavri Dhima u shpreh: “Raporti i radhës do konretizojë, (ne dimë që është naftë e lehtë dhe me cilësi). Do të konfirmohet qendrushmëria, ku do të krijohet përfundimisht një ide shumë e qartë për përmasat dhe sasitë e mundshme të naftës dhe gazit. Për t’u vënë  në shfrytëzim do të bëhet konturimi dhe numri i nevojshëm i puseve, që të bëhet shfrytëzimi racional me 8 deri në 15 puse, sikurse është thënë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026