Qeveria shpërndan shpërblime për fundvit, ja kush përfitojnë
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime që kanë të bëjnë me bonusin e veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Kryeministri Edi Rama këtë të hënë përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë një video të ministrit Petrit Malaj.
Malaj gjatë fjalës së tij shprehet se bonusi arrin vlerën e 150 eurove. Më tej bëhet me dije se 148.500 persona do të përfitojnë.
Ministri shtoi se ardhurat që nuk janë përdorur nga ministritë dhe institucionet do të kalojnë në fondin për pensionet, një shumë prej 150 mln euro.
“Mbështetje financiare për familjet me ndihmë ekonomike me 15 mijë lekë, janë 148 mijë përfitues me fond 2.2 miliardë lekë si për shpërblimin e familjeve në nevojë dhe për personat me aftësi ndryshe”, tha Malaj.
“Fermerët do të përfitojnë 2 mld lekë shtesë përmes skemave mbështetëse. 1.2 mld lekë shtesë për pushtetin vendor për të shlyer borxhet e pushtetit vendor. Kjo vlerë është e barabartë me 40% të detyrimeve të pushtetit vendor”, shtoi Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë