Qindra qytetarë në Serbi protestojnë para Presidencës gjatë fjalimit të Vuçiçit

11 Dhjetor 2024 | 19:13

Disa qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së Presidencës së Serbisë në Beograd më 11 dhjetor, gjatë fjalimit të paralajmëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në atë ndërtesë.

Aktivistët e organizatës informale studentore “Borba” njoftuan për këtë tubim në rrjetin social Instagram, me mesazhin: “Presidenti flet në lidhje me bllokadat studentore, ejani para Presidencës që zëri ynë të dëgjohet”.

Dhjetëra fakultete shtetërore në Serbi janë bllokuar pas sulmeve ndaj studentëve gjatë protestave në lidhje me aksidentin vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Studentët që kanë bllokuar katër universitete shtetërore – atë të Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit – kërkojnë, ndër të tjera, publikimin e dokumentacionit të fshehtë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku gjatë shembjes së një strehe të çatisë më 1 nëntor humbën jetën 15 njerëz dhe dy të tjerë u lënduan rëndë.

Ata gjithashtu kërkojnë hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve të arrestuar dhe ndaluar gjatë protestave që pasuan aksidentin.

Aksidenti ndodhi vetëm disa muaj pas hapjes solemne të stacionit pas një rindërtimi trevjeçar. Përfaqësuesit e pushtetit i dënojnë protestat dhe bllokadat.

Gjatë asaj kohe, Vuçiq njoftoi në një konferencë për media se jashtë po zhvillohen “demostrata politike”.

Vuçiq tha se synon t’i njoftojë studentët për “një lajm të mirë”. Ai theksoi gjithashtu se një monument për viktimat do të ngrihet në vendin e aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026