Qira të larta dhe kredi të paarritshme, familjet në vështirësi të zotërojnë shtëpi

14 Nëntor 2025 | 20:07

Qiratë në vendin tonë vazhdojnë të rriten me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të INSTAT, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kjo rritje ka shkuar në 4.3%, duke e bërë situatën edhe më të vështirë, jo vetëm për familjet shqiptare, por edhe për studentët që vijnë nga rrethet dhe duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të paktën në kryeqytet.

Kërkesa e shtuar për qira, mungesa e mundësisë për të blerë shtëpi dhe zgjerimi i qirave ditore kanë reduktuar stokun e banesave, duke e çuar koston e jetesës në nivele rekord. Rritja më e lartë deri në 30% arrin në zonat afër qendrës, që parapëlqehen për qiratë ditore. Sot, të gjesh një apartament me qira nën 400 euro në Tiranë është tepër e vështirë.

“E kam blerë para 10 vitesh, 85 mijë euro e kam blerë. Tani është më e shtrenjtë. 50 vjet… me ble një shtëpi në Shqipëri, 50 vjet punë. Unë 60 vjeç kam blerë shtëpi. U mblodhën djemtë, unë kush mundëm i bëmë ato lekë dhe ia dhamë”, tha qytetari.

“Me qira… shtrenjtë janë. 555 paguaj, te Oxhaku.Nuk është puna të kesh lekë dhe ta blesh, e blen, por pastaj ajo shtëpi me çfarë do paguhet? Edhe kredi të marrësh, do zhytesh kohë e këmbë. Kam tre vite këtu në Tiranë. Kam qenë në vend tjetër, ka qenë 350. Jemi të gjithë në punë dhe e përballojmë, por që është shtrenjtësi e madhe…”, u shpreh një tjetër qytetar.

Nga ana tjetër, studenti në Tiranë tregon se: “Jam te njerëzit e mi, e përballueshme. Në Tiranë po shtrenjetohet shumë, jam student. Është e pamundur të dalësh vetë në Tiranë. Nuk punoj, vazhdoj për mjekësi”.

Ekspertët thonë se i gjithë ky ngërç vjen si pasojë e parave informale. Duke sjellë çmime që nuk rriten sipas kostos reale të ndërtimit.

“Çmimi ka pësuar një rritje në proporcion të zhvendosur me koston normale. Kjo lidhet me investime që nuk burojnë nga tregu real, por nga burime informale. Pikërisht këto fonde i mbajnë çmimet lart dhe i shkëpusin nga mundësitë reale të qytetarëve”, tha Eduard Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Sipas Gjokutajt, familjet e reja sot nuk e kanë më opsion zotërimin e një apartamenti, sepse kostot kërkojnë vite të tëra punë, kursim dhe borxh.

 “Ky treg nuk është më treg për të gjithë. Edhe me të ardhura mesatare, duhet mbi dy dekada kursim për t’u bërë blerës potencialë”, shtoi ai.

Banka e Shqipërisë ka kufizuar kushtet për dhënien e një kredie. Tashmë nuk ka më kredi pa limit për qytetarët. Asnjë bankë nuk do të lejohet të japë kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpi më shumë se 85% e vlerës së saj. Kjo vlen vetëm për banesën e parë, pasi për të blerë apartamentin e dytë, vlera e financimit nga banka do të jetë edhe më e ulët.

“Shumica e familjeve kanë problem kolateralin dhe përballimin e këstit të kredisë, që vetëm rriten dhe nuk qëndrojnë stabile. Shumica e familjeve, sidomos ato të reja, duhet të mendojnë se nuk mund të jetë më opsion si më parë zotërimi i një apartamenti, pasi kërkon aq shumë vite punë dhe kursim, edhe duke përfshirë kredimarrjen, sa nuk e bën të mundur një jetesë dinjitoze”, theksoi eksperti.

Rritja e çmimeve të qirave, tkurrja e mundësive për të blerë shtëpi, dhe ndikimi i tregut informal po e çojnë strehimin drejt një krize të qëndrueshme. Sipas Censusit 2023, rreth 132 mijë familje në Shqipëri jetojnë me qira ose në banesa pa pronësi, një rritje pothuajse 87% krahasuar me 2011. Kjo tregon se gjithnjë e më pak familje arrijnë të zotërojnë një shtëpi, duke e bërë strehimin një sfidë të madhe ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026