Qori: Ndodhemi në krizë të thellë për shkak të keqqeverisjes
Aktivisti Arlind Qori deklaroi se protesta e sotme zhvillohet për disa arsye, ku ndër më kryesoret janë kriza ekonomike, rritja e çmimeve dhe varfërimi i pjesës më të madhe të shoqërisë.
Për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Qori u shpreh se shoqëria shqiptare ndodhet në një krizë të thellë edhe për shkak të keqqeverisjes.
“Protesta zhvillohet për disa arsye. Arsyeja bazike është kriza ekonomike, rritja e çmimeve dhe varfërimi i pjesës më të madhe të shoqërisë. Ne po jetojmë një krizë të thellë sepse njëkohësisht edhe keqqeverisemi. Ne protestojmë për t’iu kundërvënë këtij sistemi të kribur, të kalbur dhe për të kërkuar ndryshime rrënjësore. Nuk vazhdohet më kështu”, tha ai.
Qori shtoi se protestuesit janë të riogranizuar, në mënyrë që kjo valë e dytë e protestave të jetë më masive, më e fortë dhe më e suksseshme.
Sipas tij, situata ekonomike e vendit është më keq se në muajin mars, kur dhe u zhvilluan protestat e fundit.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet