Qytetarët e Divjakës largojnë betonieren afër parkut

18 Nëntor 2022 | 12:47

Qytetarët e Divjakës kanë dalë përsëri në protestë për çështjen e traut të vendosur në hyrje të parkut.

Ata patën përplasje me policinë madje thyen dhe xhamat e kabinës, ndërsa më pas u zhvendosën për të shkuar bashkë me deputeten e Partisë Demokratike, Ilda Dhorin përballë një betoniereje dhe për mos ta lejuar të vazhdonte rrugën.

Ilda Dhori deklaroi se qeveria ka nënvlerësuar urtësinë e banorëve të Divjakës dhe premtoi se nuk do të jetë e lehtë t’ia hedhë paq me arrogancën që po tregon në këtë çështje.

“Duhet të na japë një arsye zotëria këtu që ka betonierën dhe me çfarë qëllimi ka ardhur se këtu s’lejohet betoni,” – u shpreh Dhori.

Pa kaluar shumë kohë, shoferi i makinerisë që lexonte “Kokoneshi Beton” u largua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026