Qytetarët vlerësojnë Ramën më të pëlqyerin, liderët e opozitës jo, zbulon Barometri i Euronews Albania
Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të.
Në fillim të mandatit të tretë të tij si kryeministër rreth 43% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për të, ndërsa 55% mendojnë negativisht.
Ky është rezultati i vrojtimit të Barometrit të Euronews për matjen e pëlqyeshmërisë së gjashtë udhëheqësve kryesorë politikë të vendit, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika kryemadhi.
Pëlqyeshmëria për Edi Ramën ka qenë e qëndrueshme që nga janari i këtij viti, kur Barometri filloi të hulumtonte pëlqimin ndaj politikanëve kryesorë në vend.
Rama pasohet në pëlqyeshmëri nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili gëzon mendim të mirë tek 39% e shqiptarëve dhe negative tek thuajse 58% e tyre.
Barometri zbulon se shqiptarët i shohin më negativisht udhëheqësit e opozitës.
Mendimin më të mirë mes tyre e gëzon ish-Kryeministri Sali Berisha me rreth 28% pëlqyeshëmri, pasuar nga kryedemokrati Basha (19,6%), Presidenti Ilir Meta (7,2%) dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Vrojtimi është kryer për Euronews Albania, nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi, në periudhën 20-29 tetor 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare