Qyteti austriak që refuzon turistët, banorët protestojnë kundër vizitorëve

28 Gusht 2023 | 16:30

Banorët e qytetit austriak Hallshtat kanë marrë pjesë në një protestë kundër turizmit masiv.

Hallshtat, që është objekt i trashëgimisë kulturore botërore, ka pak më shumë se 700 banorë, por zgjohet me rreth 10 mijë vizitorë në ditë gjatë sezonit.

Banorët kanë bërë thirrje për kufizimin e numrit të turistëve ditorë dhe për një ndalim të tureve me autobusë pas orës 17, me orën lokale.

Edhe pse turizmi ka rezultuar pozitiv për ekonominë e qytetit, disa banorë thonë se vizitorët që vijnë janë shumë.

Hallshtat, me shtëpitë e vjetra piktoreske në brigjet e liqenit alpin të rrethuar nga male të thepisura, është kthyer në një atraksion turistik në vitet e fundit.

Në 2006-n, atje u xhirua një dramë romantike koreano-jugore, që e bëri qytetin të njohur në Azi; ndërsa 6 vite më vonë një replikë e tij u ndërtua në Kinë.

Shumë vizitorë shkojnë në Hallshtat për të bërë selfie-n e përsosur me liqenin, me kullën gri të zbehtë të kishës dhe malet në sfond.

Por disa banorë thonë se vizitorët janë të shumtë, sidomos ata që ndalojnë aty për një ditë e që e shëtisin qytetin me autobusë të mëdhenj.

Megjithatë, sikurse po ndodh me Venecian dhe atraksione të tjera turistike, duket se Hallshtatit do t’i duhet ta durojë bekimin që i ka ardhur nga popullariteti i tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026