Qyteti i Lushnjës përjetëson ikonën e muzikës shqiptare, Vaçe Zela

22 Janar 2020 | 08:20

Prej 6 vitesh nuk jeton më, por është ende e aftë të mbledhë turma dhe adhurues pranë vetes.

Edhe pse e derdhur në bronz dhe e palëvizshme, Vace Zela tërheq ende vëmendjen e qytetarëve, të cilët qëndrojnë në radhë për të bërë një foto me të.

Që prej 19 janarit monumenti i Vaçe Zelës është vendosur në parkun e qytetit të Lushnjes, aty ku u pikas për herë të parë si këngëtare, 70 vite më parë, kur ishte vetëm 10 vjeç.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga shkëlqimi i saj, Vaçe Zela mbetet krenaria e qytetit.

Iniciativa për realizimin e kësaj vepre ishte e këngëtarit lushnjar Luan Manahasa, ndërsa përjetësimin në skulpturë e ka realizuar skulptori Arben Bajo me ndihmën e Bashkisë Lushnje.

“Në qytetin e lindjes duhet të kishte diçka të veçantë, dhe e veçanta ka filluar që me dhënien e emrit të qendrës së artit, Vaçe Zela. Kemi një bust të saj brenda në qendër të artit. Të gjithë e donin jasht, të këndonin, të shikonin Vaçen ashtu siç ajo ka kënduar këngët e saj”, është shprehur nënkryetari i bashkisë së Lushnjes Gentian Nushi.

Edhe për qytetarët e qytetit të Lushnjes, Vaçe Zela gjithmonë një ikonë e paharrueshme e muzikës shqiptare.

“Është një figurë e paharrueshme”, është shprehur një banor i qytetit.

Tashmë Vace Zela është gdhendur në përjetësi, jo vetëm si zë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe si imazhi i një krenarie të madhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026