Qyteti i Vlorës pa ujë, sa pritet të zgjasë ndërprerja

26 Maj 2025 | 10:06

Qyteti bregdetar i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për një periudhë 24-orëshe, për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të ujësjellësit të ri të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, ndërprerja do të nisë ditën e martë, më 27 maj, në orën 09:00 të mëngjesit, dhe do të zgjasë deri në mëngjesin e së mërkurës, 28 maj. Gjatë kësaj periudhe, do të stakohen tërësisht stacionet e pompimit të ujit.

Autoriteti lokal u kërkon qytetarëve mirëkuptim, duke theksuar se “ndërhyrja është e domosdoshme dhe pjesë e një projekti madhor që synon përmirësimin e furnizimit me ujë për të gjithë zonën urbane dhe periferike të Vlorës”.

“Ky kufizim është një hap i nevojshëm drejt një infrastrukture moderne dhe të qëndrueshme ujësjellësi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale nga UK Vlorë.

Banorët këshillohen të marrin masat e nevojshme për furnizimin me ujë gjatë kësaj periudhe ndërprerjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026