Ra nga tarraca, humb jetën bashkëpronari i një hoteli në Gjirokastër

10 Prill 2026 | 11:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë premte në Gjirokastër, ku bashkëpronari i një hoteli ka rënë nga tarraca e objektit dhe është dërguar në gjendje kritike në spital ku dhe ka humbur jetën.

Mësohet se K.S., 60 vjeç, ndodhej në tarracën e hotelit kur dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth 15 metrash.

Sipas policisë ngjarja dyhsohet të jetë aksidentale ndërsa në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka transportuar në spital 60-vjeçarin i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Njoftim i policisë

“Rreth orës 10:45, në lagjen “Virua”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e hotelit në pronësi të tij, shtetasi K. S., 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026