Racizëm në Champions League, ndërpritet ndeshja mes PSG dhe Basaksehir, akuza ndaj arbitrit të katërt
Ndeshja e Champions League mes PSG dhe Bashakshehir u ndërpre pas minutës së 14.
Diçka e tillë ndodhi pasi lojtarët e skuadrës turke pretenduan se gjyqtari i katërt kishte përdorur shprehje raciste.
Reagimi i arbitrit rumun nervozoi lojtarët, të cilët u përplasën verbalisht dhe kërkuan llogari tek të dërguarit e UEFA-s, duke kërkuar largimin e gjyqtarit të katërt, ose në të kundërt nuk do të vazhdonin lojën.
Vendimi u përkrah dhe nga futbollistët e skuadrës franceze.
Sa i takon ndeshjeve të tjera, u kualifikuan për në raundin me eliminim direkt Lacio dhe Lajpcig.
Cristiano Ronaldo arriti ta fitonte duelin me Leo Mesin. Dy prej futbollistëve më të mirë në planet, u vunë përballë njëri tjetrit, pas më shumë se dy vitesh.
Ronaldo arriti që shënonte dy herë në suksesin 0-3 të Juventusit, duke i marrë vendin e parë spanjollëve të Barcelonës. Në takimin tjetër të këtij grupi, Din. Kyiv mori biletën për në Europa League pasi mundi Ferencvaros e Myrto Uzunit.
Në Grupin E, Chelsea u mjaftua me një barazim ndaj Krasnodar, për të zënë vendin e parë e për të lënë pas vetes Sevillan e cila fitoi 1-3 në transfertë me Rennes.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor