Racizëm në mitingun e Trump, mbështetësi i tij: Porto Riko, një ishull mbeturinash
Grupimet rivale të republikanëve dhe demokratëve në Shtetet e Bashkuara kanë vijuar takimet elektorale përkatëse, kur mungojnë 8 ditë nga zgjedhjet presidenciale.
Ka qenë mitingu i Donald Tramp ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe ka shkaktuar polemika, për shkak të një komediani që e quajti Porto Rikon një “ishull lundrues mbeturinash”.
Aktori Toni Hinç Klif ishte mes yjeve që u paraqitën në eventin e mbajtur në Medison Skuer Garden të Nju Jorkut, ku bëri edhe një seri batutash të karakterit racist.
“Po ndodhin shumë gjëra. Nuk e di sesa jeni në dijeni, por aktualisht ka një ishull plehrash që lundron në mes të oqeanit. Ky ishull quhet Porto Riko”, tha aktori.
Një këshilltar i Tramp nxitoi ta distanconte shefin e tij nga batuta mbi Puerto Rikon, që u dënua edhe nga figura të tjera të rëndësishme të republikanëve.
Porto Riko është një ishull amerikan në territorin e Karaibeve. Banorët e tij nuk kanë mundësi të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, por diaspora e madhe atje e ka të drejtën e votës.
Nga ana tjetër, fushata e Herris nuk vonoi ta kritikonte kampin republikan, duke i cilësuar batutat si “përçarëse dhe poshtëruese”.
Vetë kandidatja demokrate publikoi një seri politikash që synojnë mbështetjen e banorëve në Porto Riko, duke siguruar mbështetjen e artistes Xhenifer Lopez, prindërit e të cilës janë puerto-rikanë, si dhe të reperit portorikan Bed Bani.
Më herët Herris kishte marrë mbështetjen e artistëve të tjerë të mëdhenj si këngëtarja Bijonse dhe aktori Leonardo di Kaprio, që vlerësoi angazhimin e kandidates demokrate për klimën.
Për këtë vit, në Shtetet e Bashkuara llogariten rreth 36 milionë votues hispanikë. Tradicionalisht ata kanë përbërë një elektoral të rëndësishëm për demokratët, por republikanët janë përpjekur ta zhbëjnë këtë avantazh.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur