Radhë të gjata në port, tragetet e Durrësit të mbushura gjatë sezonit turistik
Porti i Durrësit është duke u përballur me një fluks të lartë pasagjerësh dhe mjetesh që hyjnë dhe dalin çdo ditë.
Mbi 50,000 persona më shumë krahasuar me një vit më parë kanë hyrë në portin e Durrësit deri në qershor të këtij viti.
Përgjatë 6 mujorit të parë të vitit, tragetet në portin më të madh detar në vend kanë kryer 440 lundrime vajtje-ardhje. Ato kanë transportuar 515,439 udhëtarë dhe 43,378 komionë, mjete dhe trailera.
Kjo shifër reflekton një rritje me 12% krahasuar me janar-qershorin e vitit 2021, kur u transportuan 462,260 pasagjerë. Vetëm në qershorin e vitit që lamë pas u përpunuan 36, 468 udhëtarë, përkundrejt 44,037 të tjerëve të përpunuar në qershor të këtij viti.
Këtë fluks e reflektojnë edhe shifrat pozitive të këtij korriku. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual, vetëm fundjavën që lamë pas, janë përpunuar 12,755 pasagjerë, mes të cilëve 10 176 kanë hyrë në vendin tonë.
Gjithashtu janë përpunuar dhe 3 822 mjete, trailera dhe kamionë.
“Me qëllim përballimin e fluksit të lëvizjeve, që aktualisht është i përqëndruar në hyrje, nga data 21 korrik kanë hyrë në veprim lundrimet ‘dopio corse’, pra vajtje-ardhje brenda ditës, nga Porti i Durrësit drejt porteve italiane.”
LEXONI GJITHASHTU
Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 10:13 Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)