Radikalët mblidhen në Itali, KRE: Zgjedhjet e ardhshme evropiane moment historik
Publikimi i Kartës së vlerave konservatore, e frymëzuar nga trashëgimia e Shën Benediktit, ishte në fokus të një eventi të organizuar nga grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë në Subiako të Italisë.
Vendi ku ndodhet manastiri i shenjtorit u zgjodh për të vënë në dukje rëndësinë e rolit të Benediktit në ruajtjen e traditave, të cilave u referohen konservatorët. Dhe, kur zgjedhjet evropiane ndodhen tek qoshja, rritja e mbështetjes për ta duket se përkon me këtë ide.
“Gabimet që janë bërë nga institucionet e BE-së në 5 vitet e fundit kanë shkaktuar një reagim armiqësor. Më në fund po mbizotëron një qëndrim i unifikuar, diçka që e kemi parë të ndodhë në të gjitha zgjedhjet kombëtare të zhvilluara në 5 vitet e fundit”, tha Nicola Procaccini, bashkëkryetar i KRE-së nga Vëllezërit e Italisë.
Eventi u ndoq nga anëtarë të ndryshëm të konservatorëve evropianë, përfshirë një delegacion të partisë radikale spanjolle, Voks, që deklaroi se tejkalimi i dallimeve do përforcojë grupin.
“Ne mund të bashkojmë shumë parti që kanë dallime. Nëse ndajmë të njëjtat vlera, ne mund të bashkëpunojmë dhe të bëhemi grupi më i fortë në Parlamentin Evropian, në mos në këtë legjislaturë, në tjetrën”, u shpreh Jorge Buxadé, nënkryetar i KRE-së nga partia VOX.
Sipas bashkëkryetarit të KRE-së, gjetja e terrenit të përbashkët është i mundur edhe me partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban.
“Ai ka aprovuar të gjitha sanksionet që janë vendosur ndaj Rusisë dhe ka mbështetur asistencën financiare për qytetarët ukrainas. Natyrisht, ai ka këndvështrimin e vetë për disa çështje, por ka treguar se qasja e tij përputhet me sistemin evropian. Sot, ata që duan ta demonizojnë e bëjnë këtë për të dobësuar kundërshtarin dhe për të fituar”, tha Nicola Procaccini, bashkëkryetar i KRE-së nga Vëllezërit e Italisë.
Por mbi të gjithë, euro-deputetët nga Vëllezërit e Italisë mendojnë se zgjedhjet e ardhshme evropiane janë një moment historik për Italinë. Kjo, falë rolit të brendshëm dhe ndërkombëtar të kryeministres Meloni.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit