Turizmi dimëror në Shqipëri/ Rritje 50%, italianët dhe polakët të parët në listë

22 Mars 2024 | 15:40

Numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë gjatë dimrit është rritur me 50 %, krahasuar më një vit më parë. Polonia dhe Italia janë në krye të listës për numrin e lartë të vizitorëve.

Shqipëria është kthyer në një destinacion turzimi jo vetëm gjatë verës por dhe në dimër. Numri i lartë i turistëve është çdo vit e më shumë në rritje.

Shtetasit nga Polonia dhe Italia, janë në besnikët në këtë dimër, për numrin me të lartë të vizitorëve të huaj. Të dhënat tregojnë se numri i turistëve italianë është rritur me të paktën 50% në janar 2024 krahasuar me janar 2023 ndërkohë që numri i turistëve polakë ka shënuar rritje me të paktën katër herë. Shifra zyrtare e atyre që cilësohen si turistë sipas publikimit të Ministrisë së Turizmit dhe mjedisit është 469 mijë.

Rritje kanë pasur dhe nga shqiptarët e Kosovës, të cilët janar 2024 kanë hyrë rreth 216 mijë shtetas me një rritje prej rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Maqedonia e Veriut, ka pasur dhe ajo një rritje me 9% në raport me janarin 20236, si dhe nga Mali i Zi me të paktën 32.6%.

Agjensitë turistike raportojnë se sezoni veror pritet të jetë i mbarë pasi rezervimet për Shqipërinë nga turistët e huaj kanë nisur prej disa muajsh.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026