‘Radoiçiç është i sanksionuar’, SHBA-të paralajmërojnë Listën Serbe

20 Korrik 2022 | 21:39

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Listën Serbe për mbështetjen që i kanë dhënë nënkryetarit të subjekti politik, Millan Radoiçiç, i cili është edhe në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë për Klan Kosova, se janë në dijeni për deklaratat e fundit të Listës Serbe për Radoiçiç.

SHBA-të i kanë kujtuar Listës Serbe se ai është i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i shtetit amerikan për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.

“Ne jemi në dijeni për deklaratat e fundit për Milan Radojçiqin. Milan Radojçiq është sanksionuar nga qeveria amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, thuhet në këtë përgjigje.

Radoiçiç ka qenë në qendër të akuzave nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili tha se Millan Radoiçiç, është njëri ndër krerët e strukturave kriminale që po kryejnë sulme në veri të vendit.

Radoiçiç nuk i ka komentuar këto pretendime dhe partia e tij, Lista Serbe i ka hedhur poshtë ato, duke i quajtur akuzat të pabaza.

Ai i ka shpëtuar dy herë arrestimit nga Policia e Kosovës, duke u arratisur nga Kosova, teksa  vazhdon të jetë në listën e të kërkuarve, pasi ende ekziston një fletarrestim aktiv, për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në rastin “Brezovica”.

Në fillim të muajit korrikut, publikoi një video nga rrethina e Leposaviçit, në veri të Kosovës, me mesazhin: “Jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë

Takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk solli asnjë marrëveshje konkrete për formimin...
17:39 | 10/07/2026

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026