Rafineria e Ballshit, ministrja Balluku: Duam investitor të përgjegjshëm, zgjidhja në shkurt
Motorët e rafinerisë së naftës në Ballsh prej afro një viti janë të fikur, ndërsa 850 punonjësit kërkojnë që uzina të vihet në funksion.
Të mbyllur në banesa me një marrëveshje që përfundon me 12 pagesa mujore, naftëtarët shpresojnë që viti 2021 t’i rikthejë në punë. Por a po negociohet në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ndonjë ofertë dhe a ka dalë ndonjë kompani që të marrë përsipër investimin?
“Këtu ku ka ardhur situata ne po mundohemi që krah bankës që është në të vërtetë pronarja legjitime e asaj rafinerie, sepse dhe kompania azere nuk ka performuar mirë për sa i përket pagesave jemi munduar që të lypim për Shqipërinë dhe të trokasim në çdo derë të mundshëm që ajo të kalojë në dorën e një investitori të përgjegjshëm. Ne nuk presim që të vijnë bamirës në Shqipëri, ne presim që të kemi një investitor të përgjegjshëm, me ndjeshmëri ndaj industrisë”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku deklaron se në jo më vonë se fundi i muajit shkurt, do të jepet një përgjigje, e cila do të jetë e lidhur tërësisht me seriozitetin dhe garancitë që do të japë kompania.
“Shpresoj që jo më vonë se fundi i muajit shkurt të ketë përfunduar e gjithë procedura ligjore nga ana e bankës dhe nga ata investitorë, njëri prej tyre të marrë atë rafineri për të zgjidhur problemin që kemi atje. Nuk kemi vendimmarrje të natyre tjetër”, shtoi ajo.
Duke folur për bilancin e vitit dhe projekteve në vijim, Balluku tha se në janar do të rihapet tenderi për rrugën Milot-Fier, ndërsa do të përzgjidhet edhe kompania fituese e Aeroportit të Vlorës.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta