Rakiç: Kurti të heqë njësitë policore në veri

12 Dhjetor 2022 | 15:31

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka dhënë një mesazh nga Rudara në veri të Kosovës, ku serbët kanë vendosur barrikada.

Përmes një video-mesazhi të postuar në rrjetet sociale, Rakiç është shprehur se nata e mbrëmshme ishte e qetë, ku shtoi se ata duam vetëm paqe, nuk duan asgjë të huaj.

Rakiç kërkoi që autoritetet e Kosovës të lirojnë serbët e burgosur dhe që kryeministri Albin Kurti të heqë njësitë e vendosura në veri.

“Ndodhemi në Rudarë, në Komunën e Zveçanit dhe në emër të Shtabit të Krizës dua ta njoftojë para së gjithash opinionin se nata e mbrëmshme ishte e qetë duke iu falënderuar këtij populli trim, që qëndroi stoik për të ruajtur shtëpitë e tyre dhe paqen. Ne duam vetëm paqe, nuk duam asgjë të huajën, duam ta ruajmë vetëm atë që është e jona dhe familjet tona.

Këto nuk janë aksione të popullit serb këto janë reaksione ndaj hapave të njëanshëm të Prishtinës. Ne kërkojmë paqe, arsye para së gjithash nga Prishtina dhe lirimin e serbëve të burgosur pa asnjë bazë dhe që Albin Kurti t’i tërheqë të gjitha njësitë që i ka dërguar në veri. Pra, të ndalë maltretimin ndaj fëmijëve tanë dhe të ndalet gjahu ndaj serbëve”, theksoi Rakiç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026