Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor mbron BE-në

21 Nëntor 2025 | 16:24

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë fjalës së tij të çeljes së Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit të Europës në Tiranë, se Një Europë e ndarë është më lehtë për t’u përçarë dhe e bashkuar ajo bëhet e pamposhtur.

Ai këmbënguli në diskursin e tij se Shqipëria dhe Ballkani perëndimor i sjellin paqe dhe bashkim Unionit, pasi nuk është thjesht një proces në letër, por edhe një filozofi historike, pavarësisht nëse vendet do e kenë veton apo votën.

“Ribashkimi zgjeron paqen. Në historinë e zgjerimit të BE-së, çdo zgjerim nuk ka zgjeruar veten, por paqen. Në shumë lufta e përplasje me njëra-tjetrën, ribashkimi flet për bashkimin e Evropës. Selanik 2023 ishte një angazhim, ribashkimi sjell energji e mundësi të reja. Kështu ka ndodhur me valët e para të zgjerimit dhe kështu do të jetë edhe me ribashkimin e Ballkanit perëndimor me BE-në. Sepse asnjë vend që bëhet anëtar nuk është anëtar pa shfrytëzuar të gjitha energjitë.

Ribashkimi mbron Evropën nga vetja. Një Evropë e ndarë është e lehtë për t’u përçarë dhe një Evropë e bashkuar është e vështirë për t’u mposhtur. Këto janë të ilustruara me më shumë fakte”, tha kryeministri mes të tjerash para të pranishmëve, përfshi edhe të gjithë trupën diplomatike të ambasadorëve në Tiranë.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ne vazhdojmë me punën tonë dhe rezultatet në reforma, forcimin e institucioneve, durimin e sprovuar, edhe me disa vende e ambasadorë, sikurse Holanda, por tani u jam shumë mirënjohës, atëherë nuk kisha se si të shpjegohesha. Ne kërkojmë Evropën në mënyrë që Evropa të shikojë paqen”, shtoi kryeministri Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre dy italianë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “WEST”, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 5 persona, mes...
11:47 | 12/07/2026

Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i...
11:26 | 12/07/2026

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme...
10:54 | 12/07/2026