Rama: Arsyeja s’është thjesht Bullgaria, por fryma e deformuar e zgjerimit

23 Qershor 2022 | 15:13

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me liderin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe atë serb Aleksandër Vuçiç, në Bruksel u shpreh se ndihet keq që ndodhet në Evropë si mik dhe jo si pjesë e familjes evropiane.

“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian më vjen për ta dhe shpresoj që mund ti ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim dhe dua të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim. U thashë që ndjehesha mirë dhe keq që të isha me të. Ndjehesha mirë sepse jemi europianë dhe dua të gjendemi mes evropianëve. Kjo është diçka mjaft e mirë, ndihesh keq sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë, por si miq të ndarë. Është vërtet diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale, një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjike globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Pra çfarë të bëjmë, ne kemi shumë për të bërë. Ne do të vazhdojmë me rrugën drejt anëtarësimit me shpresën që shekullin tjetër të jemi anëtarë.”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se për çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Bullgaria nuk është e vetmja arsye, por është edhe fryma e deformuar e zgjerimit.

“Arsyeja nuk është thjesht bullgaria, është një fatkeqësi, nuk është vetëm bullgaria, është fryma e deformuar e zgjerimit. Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj.  Turp një vend i NATO që merr peng dy vende të NATO, ndërkohë që në oborr të europës ka një luftëm në dy të 26 vendeve që janë të pafuqishëm. Putin është shumë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm”, tha Rama më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026