Rama-Bashës: Mos imito atë të ‘Foltores’, origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i sugjeroi kreut aktual të PD, Lulzim Basha që të mos imitonte ish-kreun e kësaj partie, Sali Berisha pasi siç tha origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja.
Rama iu referuar debatit të ashpër të kreut të PD me deputetin socialist Eduard Shalsi më herët, duke i kujtuar se fjalë të tilla të ulëta nuk i kanë hije një babai që fëmijëve të vet u mëson mos t’i përdorin kurrë.
“Mos imito atë të foltores se origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja. Dhe sa më shumë klith si ai i foltores, aq më shumë dukesh personazh i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë që si prind u thua fëmijëve të tu se nuk përdoren kurrë dhe bën këtë në mes 139 burrave e grave dhe sa e sa të tjerë që na ndjekin, është një burrë në pikë të hallit. Hallin që ke, sado të ta qajmë, nuk ka zgjidhim dot”, tha kryeministri.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta