Rama: Në Kosovë erdha për t’u njohur më mirë me situatën, bashkimi i partive jo detyrë e imja

30 Qershor 2020 | 12:56

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar ta cilësojë vizitën e tij dyditore në Kosovë si një vizitë, e cila kishte në synim “bashkimin e partive, apo udhëheqjes politike”.

Në konferencën për shtyp, të cilën ai mbajti në mjediset e Aeroportit Adem Jashari në Prishtinë, Rama tha se kishte zgjedhur t’i takonte udhëheqësit e partive në mënyrë të veçantë një-nga-një dhe jo në një tryezë, sepse, siç tha ai, “bashkimi i partive politike në Kosovë nuk është detyrë e kryeministrit të Shqipërisë”.

“Nuk erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike apo udhëheqësit e tyre në një tryezë sepse e para kjo nuk është detyra ime, kjo do të ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit, sipas meje duhet të veprojë një kryeministër i Shqipërisë ndaj Kosovës dhe një kryeministër i Kosovës ndaj Shqipërisë,” – tha Rama teksa shtoi se Shqipëria e ka detyrim mbështetjen e Kosovës “pa kushte”.

“Por, Shqipëria nuk e ka dhe as nuk do ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit, tutorit, apo mentorit që nga lart i tregon udhëheqësisë së Kosovës se çfarë duhet të bëjë. Erdha këtu për të dëgjuar nga të gjithë, dhe këtë nuk e bën dot në një tryezë me të gjithë, sy më sy, hapur… opinionet e tyre, këndvështrimet e tyre, e dimë se jo të gjithë mendojnë njësoj për të gjitha në këtë situatë dhe natyrisht për të pasur një sens real të realitetit politik sipas tërësisë së këtyre opinioneve që përfaqësojnë pjesë të caktuara të shoqërisë,” – shtoi më tej Rama teksa ironizoi se tashmë dinte shumë më shumë se sa 24 orë më parë.

Në diskutimin e tij kryeministri i Shqipërisë paralelizoi marrëdhënien mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës si marrëdhënia e dy vëllezërve që jetojnë në dy shtëpi të ndryshme.

“Nuk e fsheh që kam opinionet e mia, por opinionet e mia janë të një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër, por kemi dy shtëpi, dy shtete, ky është një problem, por edhe privilegj. Privilegj i krijuar falë luftës çlirimtare, sepse mund të mos kishim jo dy shtëpi,” – tha Rama teksa përmendi emrat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ndër udhëheqësit që i dhanë drejtim fateve të luftës dhe vetë pavarësisë së Kosovës.

Konferenca për shtyp e Ramës ishte me fjalime të gjata, në të cilat herë pas here ai theksoi nevojën për bashkëqëndrim përballë akuzave ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ai e quajti luftën e saj, luftë të drejtë dhe që ka “një balancë të prishur” në raport me Serbinë për ato që quhen “krime lufte”, ndërsa shigjetoi të gjithë grupimet politike apo dhe opinionet e caktuara që janë pozicionuar me dashamirësi ndaj akuzave të Presidentit se “janë verbuar nga mllefi”.

“Kush kujton, kush mendon, kush propagandon, qoftë dhe një koment të pafajshëm naiv në rrjetet sociale se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personave apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike, apo shkapjen e shtetit, është ose naiv, ose tejet i verbuar nga mllefi,” – tha Rama.

 

Lexoni gjithashtu:

Cakaj sqaron vizitën në SHBA, përcjell 3 mesazhe për dialogun nga Uashingtoni

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026