Rama: Belinda Balluku do të vijojë të jetë drejtuese politike në qarkun e Fierit

9 Mars 2026 | 11:20

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë, në fjalën e tij në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua lidhur me raportin për autorizimin ose jo të SPAK për heqjen e lirisë për ish-zv. kryeministren Belinda Balluku, u shpreh se Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike në qarkun e Fierit dhe nuk do të jetë më në asnjë pushtet ekzekutiv.

Sakaq, kreu i qeverisë theksoi se nuk do të shkelë vijën e kuqe apo të shpallë të pafajshme ish-zv. kryeministren.

“Ajo do të vazhdojë të drejtojë qarkun e Fierit dhe nuk do të jetë më në asnjë pushtet ekzekutiv. Ajo që unë di me siguri është një gjë tjetër. Nuk kam fare në plan ta shpall as hero dhe as viktimë Belindën sot, dhe uroj që në hetimin e çështjes, prokuroria të shfrytëzojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni, sepse gjithkush, pas të 18-ave, varet nga këmbët e veta, me ligj dhe me zakon.

Nuk e kam as të mundur dhe as të lejuar që t’i mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori. Nuk e kam ndërmend ta shpall të pafajshme për çfarë akuzohet, apo të shkel vijën e kuqe që e kam vizatuar para debutimeve në këtë sallë, të nesërmen e miratimit të reformës në drejtësi, e cila vlen për të gjithë njësoj.

Nuk kam ndërmend që në një moment si ky të mos përmend transformimet e mëdha që drejtuesja ka ndjekur çdo ditë pa u ndalur asnjë ditë. Gjatë këtyre gjashtë vjetëve janë ndërtuar standarde europiane dhe 100 km të rrjetit të ri rrugor kombëtar.

Ndërkohë, 40 kantierë janë aktualisht të hapur në të gjithë vendin dhe do të jenë vlerë e shtuar e Shqipërisë në vitin 2030 në BE, nga aksi Elbasan-Rogozhinë, që mbyllet në 2027, tek Elbasan-Qafthanë, që gjithashtu do të përfundojë në 2027, duke i vënë në dispozicion edhe BE-së dhe NATO-s Koridorin 8″, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026