Rama: Do përcaktojmë çmimin e karburanteve
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shteti në bashkëpunim me furnizuesit e naftës do të përcaktojmë çmimin e karburanteve.
“Në këto kushte do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do të hyjë në administrim e furnizimit bashkë me ju përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant. Çdo ditë ju dhe qeveria, ministrja e Financave, ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, drejtori i Tatimeve dhe Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës do të jetë me 5 përfaqësues nga ju, që do i zgjidhni vetë”, tha ai gjatë takimit me furnizuesit e naftës.
“Nuk do të ketë asnjë tabelë në asnjë pikë karburanti ku do të shfaqet një çmim që nuk është miratuar nga bordi. Nëse dikush do ta bëjë këtë do humbasë pikën e karburantit”, u shpreh më tej kryeministri.
Kreu i qeverisë deklaroi se brenda 24 orëve do të ketë një akt normativ për administrimin e furnizimit me karburant.
LEXONI GJITHASHTU:
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 12:08 KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
- 11:58 Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen
- 11:41 Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë