Rama shpall emergjencë në furnizimin me energji elektrike: Nesër publikojmë plan masash

8 Tetor 2021 | 09:50

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, tha se ka vendosur të shpallë emergjencën në furnizimin me energji elektrike, e diktuar sipas tij nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

Me këtë vendim tha kreu i qeverisë, i hapet rrugë ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë që do të bëhet publik nesër.

Teksa e krahasoi situatën të ngjashme me krizën e pandemisë, Rama tha se plani i masave do të synojë të mbrojë konsumatorët me një rend prioritar, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë dhe duke shkuar lart përmes biznesit të vogël e më tej atij të madh.

Sipas kryeministrit, ekspertët kanë parashikuar se kriza do të vijojë deri në mesin e vitit të ardhshëm kur pritet të arrijë pikun, por edhe pas kapërcimit të kulmit çmimet nuk do të kthehen atje ku ishin përpara krizës.

“Ne na takon të mbrojmë konsumatorët me një rend prioritar, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë dhe duke shkuar lart përmes biznesit të vogël dhe atij që ka më shumë të ardhura, nga më të dobëtit tek më të fortët”, tha kreu i qeverisë.

Rama i cilësoi 7 propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës së krizës së energjisë, si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale.

“Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes jemi të qartë ç’do bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër, janë propozime të kohës së Sudes. Por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vebiu”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026