Rama-deputetëve të PD: Nafta sot më lirë se sa kur ju latë pushtetin, dukeni si mbeturina të Partisë së Punës
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend akuzoi opozitën se po dezinformon publikun për rritje të çmimit të naftës apo faturave të energjisë.
Nisur nga fakti që Shqipëria është një shoqëri e hapur kapitaliste, konceptet e PD, që duhet të ishte partia e liberalizmit të tregut, dukeni si mbeturina të Partisë së Punës, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, çmimi që duhet të paguante një shqiptar për një litër naftë apo benzinë kur PD la pushtetin ishte më i lartë se ai që i duhet të paguajë sot.
“Ju thoni Shqipëria nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar. A del Shqipëria në treg për të blerë energji? Ju u thoni shqiptarëve se fatura që paguajnë është më e larta në rajon, kjo është e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha që kemi zgjedhur janë të kalojmë nga ekonomia komuniste që vendoste çmimet, në lirinë e tregut kapitalist. Ju që duhet të ishit partia e liberalizimit të tregut, konceptet tuaja duken si mbeturina të Partisë së Punës. Me gjithë taksën e karbonit brenda, a është e vërtetë që sot nafta është më lirë se ditën kur ju latë qeverinë? në vitin 2013 nafta diezel kushtonte 182 lekë, benzina 186. Kemi zgjedhur ekonominë e lirë të tregut, jetojmë në një vend të hapur që ka brenda edhe goditjet e të qenët vend i hapur”, tha kreu i qeverisë.
Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk ka sot një kapacitet të tillë prodhues të energjisë që të sigurojë sovranitet të plotë në këtë sektor dhe të jetë i pandikueshëm nga tregjet.
“Kur ka shumë shi, jo vetëm nuk mbledhim rezerva, por siç bëtë ju, jemi të detyruar të hapim portat dhe t’i hedhim mbi fusha të ardhurat që duhet t’i kishim për ditë të vështira”, tha kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta