Rama: Dibra, jastëku i gjelbër i Tiranës, destinacion për miliona turistë

14 Prill 2021 | 19:15

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë për një seri takimesh në qarkun e Dibrës. Fillimisht kryesocialisti vizitoi punimet në tunelet e rrugës së Arbrit.

Më tej Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Burrel, Rama të cilëve iu kërkoi nga ata përfshirje në politikë, pasi sipas tij, përmes politikës në Shqipëri, është duke u kryer vaksinimi dhe është duke vijuar puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Pas Burrelit, takimin kryesor kryetari i Partisë Socialiste e zhvilloi në Peshkopi, nga ku u shpreh se me përfundimin e rrugës së Arbrit, Dibra do të kthehet në destinacionin turistik, pasi distanca me Tiranën do të shkurtohet ndjeshëm.

“Jo më një Tiranë kryeqytet dhe një Dibër e izoluar, por një Tiranë që do të jetë graviteti i jetës ekonomikë dhe sociale dhe një Dibër që do të jetë jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026