Rama: Do lobojmë në BE, sistemi universitar shqiptar të përfshihet në atë evropian
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare do të lobojë në Bashkimin Evropian, në mënyrë që sistemi universitar shqiptar të përfshihet në atë evropian.
Gjatë fjalës së tij në Kongresin Kombëtar të Arsimit, Rama u shpreh se lobimi do të kryhet pasi Shqipëria tanimë favorizohet edhe nga statusi i ri , përfituar nga hapja e negociatave.
“Ndërkombëtarizimi i të gjithë sistemit tonë universitar është një domosdoshmëri. Ne shpresojmë që përmes lobimit politik pranë Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian duke përfituar edhe nga pozicioni i ri që kemi si një vend që negocion, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të bindim BE-në që ta përfshijë edhe sistemin universitar të vendeve tona, në sistemin universitar evropian.
Kemi 41 marrëveshje me unicersitete prestigjoze ndërkombëtare dhe ndërkohë që janë 175 marrëveshje të nënshkruara. T’u jepet mundësia studentave tanë që të hyjnë në procese që brenda vendit sjellin cilësi arsimimi nga jashtë vendit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset