Rama: Drejtësia e re po vonon, dënohet zyrtari i lartë për një arkë peshk

9 Prill 2022 | 13:48

“Drejtësia e re ende po vonon apo ngurron, nuk e di akoma këtë që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30-vjeçare”.

Kjo është deklarata e bërë nga kryeministrit Edi Rama në kongresin e PS-së që po zhvillohet këtë shtunë.

Rama u fokusua edhe tek dënimi i ish zv. Ministres së Brendshme, Rovena Vodo, ku tha se drejtësia po dënon një zyrtar të lartë për një arkë peshk.

“Ndërkohë që dënon një zyrtar të lartë për një arkë peshk në këmbim të një punësimit të pakryer, por për këtë do flas pak më tej”, tha Rama.

Ai shtoi se dallimin mes qeverive e bëjnë pikërisht vendimet që ato marrin dhe punët që ato bëjnë dhe taksat që ato mbledhin.

“50 mijë familje shqiptare që ishin më të varfër, janë sot më të fortë”, tha kreu i qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026