Rama e ironizoi për lapsusin, Basha i përgjigjet: Po fshihesh si struci

13 Tetor 2020 | 14:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit, Edi Rama për ironizmin që i bëri lapsusit të tij gjatë një konference për mediat.

“Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari, KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t’ia dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën”, shprehet z. Basha.

Duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike ku ndodhen bizneset, kreu i PD tha “6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim”, në vend që të thoshtë “6 në 10”. Por, kaq mjaftoi që rrjetet sociale të gëlonin në komente dhe sarkazma për kreun e opozitës.

Ironizimi dhe talljet e kundërshtarit janë kthyer në një nga armët më të forta të liderëve politikë në vend. Vetë Basha vetëm pak orë më parë ka ripostuar një meme që një prej ish-deputetëve të PD-së kishte postuar në Twitter.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026