Rama e “lëshoi” Ahmetajn? Gazetari: Ai s’ka gjë në dorë, e kapi drejtësia
Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama nuk ka asgjë në dorë lidhur me arrestimin ose jo të Arben Ahmetajt.
Sipas tij, fakti që kryeministri distancohet nga një person që po hetohet nga drejtësia, dhe që nesër mund të shpallet fajtor për akuzat që janë ngritur ndaj tij është një zhvillim pozitiv në politikë, që i ka munguar vendit në të shkuarën.
“Në momentin që një anëtar i skuadrës shkel ligjin s’duhet të ketë avokati as partinë as pushtetin, ne nga kjo kemi vuajtur. Në 21 janar kishim një kryeministër që nuk lejonte të arrestoheshin gardistët. Kemi kaluar në një pikë tjetër ku kryeministri nuk ka çfarë lëshon fare se nuk ka asgjë në dorë. Mund t’i dalë në mbrojtje publikisht, por kjo do ishte faqe e zezë. Fakti që është distancuar publikisht nga çdo rast dhe e ka bërë të qartë se kushdo që shkel ligjin nuk do ketë mbështetjen e tij”, tha Muça.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë