Rama e Vuçiç rrëzojnë pretendimin e Lavrov për ‘Open Balkan’
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përjashtojnë çdo mundësi që ‘Open Balkan’ të jetë një ide e Rusisë.
Gjatë Samitit të mbajtur në Ohër ku merrnin pjesë liderët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se deklarata e Lavrov ka qenë sarkazëm.
Sipas Kryeministrit të Shqipërisë iniciativa e ‘Open Balkan’ mbështetet nga SHBA e BE dhe prezenca e përfaqësuesve të tyre në takim e tregon këtë.
“Lavrov është peshkaqen i nivelit të lartë në diplomacinë botërore që është i njohur për sarkazëm”, deklaroi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë bëri thirrje që të lihen pas mosmarrëveshjet historike duke sugjeruar që të ndiqet shembulli i tejkalimit të këtyre pengesave nga rasti SHBA-Japoni.
“Të ndërtojmë një histori të re si të gjithë popujt që kanë ditur të ikin nga historitë e së shkuarës. Japonia dhe SHBA janë sot aleatë të ngushtë pas dy bombave atomike”, tha Rama.
Presidenti i Serbisë, Vuçiç gjithashtu u shpreh se Rusia nuk ka pasur asnjë ndikim në krijimin e idesë së ‘Open Balkan’.
Vuçiç deklaroi se gjithçka është bërë me iniciativën e Ramës, Zaevit dhe tij.
“Askush tjetër përveç nesh nuk e kishte idenë e Ballkanit të Hapur”, deklaroi presidenti serb.
Shkak për këtë interpretim është bërë deklarata e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
Sipas tij krijimi i ‘Open Balkan’ është një ide e Serbisë që po realizohet me mbështetjen e Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç falënderon Ramën: S’do kishte Ballkan të Hapur pa vendosmërinë e tij
Rama nga Ohri: Do të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për krizën
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh